Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gjendja njerëzore

Author:

800L

Lloji: Roman
Përktheu: Amantia Kapo
ISBN: 978-99943-1-776-9
Formati: 13×20
Faqe: 360

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në 1999 revista “Le monde” e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit.
Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist. Momente rrëqethëse zënë faqe të tëra, të ndikuara edhe nga eksperienca personale e vetë autorit, siç është ajo e Çenit dhe e Kios të cilët me cianurin mes duarve të tyre presin momentin që t’i japin fund jetës përpara se t’i djegin të gjallë në vagonë. I gjithë romani është një trajtesë dyplanëshe: midis përkrahësve të komunizmit dhe kundërshtarëve të tyre. Por, për hir të idealit sa larg mund të shkosh, a ia vlejnë sakrificat, gjaku i fëmijëve, trupat e copëtuara?
E në fund kush është i fituar? Ndoshta dinjiteti njerëzor?!
Mbi bazën e subjektit të këtij libri janë realizuar edhe tre filma

Rreth Autorit

Andre Malro u lind në Paris në 1901. Duke qenë natyrë aventuriere, ai braktisi shkollën duke u apasionuar pas muzeve dhe librarive të Parisit.
Ai ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, Luftën Civile në Spanjë, Luftën e Dytë Botërore si dhe ka pasur në Francë pozita të rëndësishme si ministër i Informimit, ministër i Shtetit, ministër i Kulturës.
Vdiq në Paris në 23 nëntor 1976. Për nder të kontributit tij në kulturën franceze hiri i tij u vendos në Panteonin e Parisit në 1996 për 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Andre Malro ka marrë këto vlerësime:
– Çmimin Goncourt në 1933 për romanin “Gjendja njerëzore”
– Medaljen e Rezistencës
– Kryqin e luftës
– Në Angli, ka marrë Urdhrin e shquar të Nderit.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gjendja njerëzore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *