Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gjauri

500L

Kategoria: Poemë (Përktheu Napoleon Tasi)
Faqe: 120
Formati: 14 x 20 cm
ISBN: 99927 1 901 – X

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Për të shkruar poemën Gjauri, Bajroni u frymëzua nga një gojëdhënë turke që e dëgjoi rastësisht prej gojës së një rapsodi popullor. Në të, varg pas vargu rrëfehet historia e një skllaveje turke, e cila e akuzuar nga pronari i saj për pabesi u ekzekutua duke e hedhur në det të gjallë, mbështjellë me një çarçaf të qepur mirë përreth trupit, sipas zakonit mysliman të asaj kohe. Por autori nuk mjaftohet me kaq, ai vazhdon rrëfimin interesant duke përshkruar edhe reagimin e të riut venecian (dashnorit të saj), i cili më në fund arrin të hakmerret për vdekjen e saj tragjike.

Xhorxh Gordon Bajroni lindi në Londër më 1788, në një familje aristokrate të rënë nga vakti. Mësimet e para i mori në Aberdin. Më 1801 në Harrou studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Më 1805 filloi studimet në universitetin e Kembrixhit. Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Europë, dhe shkroi Çajld Haroldin. Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shikonte çlirimin e saj sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj më 19 prill 1824 në moshën 36-vjeçare. Veprat e tij kryesore janë: vëllimet poetike Vargje që arratisen dhe Orë përtacie; vjershat Ëndrra, Errësira, Prometeu; poemat Gjauri, Nusja e Abidosit, Korsari, Lara, Rrethimi i Korinthit dhe Parisina etj. Ishte poeti dhe satiristi anglez, personaliteti dhe poezia e të cilit pushtoi imagjinatën e Europës; emri i tij u bë simbol i melankolisë më të thellë romantike nga njëra anë, si dhe i aspiratave të liberalizmit politik, nga ana tjetër.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gjauri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *