Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gjarpri dhe heronj të tjerë

Author:

700L

Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-880-3
Formati : 13×20
Faqe : 312

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Gjarpri dhe heronj të tjerë, është një rrëfenjë e vuajtjeve, që mbush fletën e bardhë duke u zmadhuar nga shkrimi pashmangësisht i dendur, ashtu si dendësimi i territ të botës në një pyllishte të humbur jashtë njëmendësisë së botës, duke u dendësuar si për të fshehur diçka, Gjarprin e Madh, ose atë tjetrin, dyzimin e tij të zvogëluar, gjarprin që shfaqet në tri ëndrra ëndrra të njëpasnjëshme, trilogji ëndrrash, tri ëndrra në një. Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet. Shumëfishimi i tij bëhet  në formën e pasqyrave të njëpasnjëshme duke arritur në pafundësi.

Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.
Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën  Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.
Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në  gjuhë të ndryshme të botës, si: Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit (roman);  Rrëfim ndanë një varri të zbrazët (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman);  Gostia (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gjarpri dhe heronj të tjerë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *