Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gënjeshtra që kishte Bisht Miu

Author:

500L

Përralla të zgjedhura, vëll. I
Formati: 16.5×23
ISBN: 99943 – 1 – 085 – 2

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Libri që mbani në duar është vëllimi i parë (nga tre vëllime) me përralla të zgjedhura të shkrimtarit Odhise Grillo.43 përralla nga më të bukurat me personazhe të krijuar, të formësuar dhe dhënë jetë nga autori i qindra përrallave, fabulave, tregimeve, romaneve për fëmijë.Qerosi, Picimuli, Gishtoja, Kacamisri, Jakanani dhe Bakanani, Lulushja, Leta bishtgërsheta e plotë personazhe të tjerë do t’ju bëjnë shoqëri me bëmat dhe ndodhitë e tyre fantastike, argëtuese, të pabesueshme, të çuditshme dhe plot humor. Do të shkriheni duke qeshur me dredhitë e Picimulit, do të habiteni me zgjuarsinë e Qerosit, do të çuditeni sesi një sopatë mund të bëjë supë, do të zbuloni se cila është luga më e bukur në botë, do të …
Vlerat edukative të padiskutueshme, gjuha e pastër shqipe, stili i veçantë, thjeshtësia e të rrëfyerit, gjetjet unike e bëjnë këtë libër, në mënyrë të veçantë, mikun më të vyer të botës së fëmijëve tanë të mrekullueshëm.

Odhise Grillo ka lindur më 21 mars 1932 në Vuno të Himarës. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe dhe për gazetari në Universitetin e Tiranës. Përmbi dyzet vjet ka punuar në revistën Hosteni dhe në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri.
Është autor i 120 librave, në të gjitha gjinitë dhe llojet, prej të cilëve mbi 80 janë ribotuar deri në 10 herë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi. Është nderuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe disa libra të tij janë përkthyer në greqisht, italisht, arabisht e maqedonisht, ndërsa pjesë nga krijimtaria e tij janë përkthyer edhe në gjermanisht, frëngjisht, holandisht.
Pjesa më e madhe e botimeve të këtij shkrimtari i takon letërsisë për fëmijë.
Ka qenë autor e bashkautor i librave shkollorë që prej 35 vjetësh, ka dhënë lëndën e letërsisë për fëmijë në Universitetin e Tiranës e të Elbasanit, ka redaktuar me qindra libra, ka përgatitur botime të zgjedhura të shkrimtarëve tanë më të njohur me parathënie, shënime, fjalorë etj.
Shkrimtari aq i dashur për fëmijët, nuk ndodhet më midis nesh.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gënjeshtra që kishte Bisht Miu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *