Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gandi 3 Analiza e Komente për Gandin dhe Gandizmin

Author:

1,200L

Faqe: 360
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-845-2

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Si përfundim të këtij studimi prej tri pjesësh, në të cilin në pjesën e parë kemi parë jetën e Gandit dhe në pjesën e dytë filozofinë dhe fenë e tij, studim që nisi diku aty nga viti 2003 dhe përfundoi në vitin 2012, pra që zgjati afro 10 vjet, natyrisht, jo duke punuar vetëm për të, por herë pas here duke e plotësuar, korrigjuar e saktësuar. Ilir Harshova në këtë pjesë të tretë dhe të fundit jep disa komente e analiza në formë esesh për Gandin dhe gandizmin, për të vënë në pah anë të veçanta të personalitetit, karakterit dhe botëkuptimit të tij.

Kujdes i veçantë i është kushtuar krahasimit të gandizmit me rryma të tjera politike e filozofike botërore të kohës dhe, sidomos, rolit që mund të kishte pasur ushtrimi i gandizmit në Shqipëri në uljen e tiranisë komuniste, në dhënien e një fytyre më njerëzore komunizmit, në daljen e shqiptarëve dhe, sidomos, të intelektualëve nga komunizmi ballëlartë e jo kokulur, arsyet se përse këto nuk ndodhën, si dhe për të vënë në dukje edhe disa të meta tradicionale dhe disa që vihen re në kohën e sotme, të cilat na lejojnë të kuptojmë më mirë edhe sjelljet në periudhën komuniste.

Ai ishte katalisti, në mos nismëtari, i tre revolucioneve kryesore të shekullit të njëzetë: i revolucionit kundër kolonializmit, i revolucionit kundër racizmit dhe i revolucionit kundër dhunës.
Enciklopedia Britanike

Për Evropën ai ishte thjesht një çlirimtar me duar të pastra; një simbol i shenjtërisë me të gjitha cilësitë e shenjtit; një murg këmbëngulës me një buzëqeshje që dilte nga një gojë pa dhëmbë, i veshur me rroba të thjeshta plebeu që mbaheshin si uniformë e lirisë.
Andre Malro

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gandi 3 Analiza e Komente për Gandin dhe Gandizmin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *