Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Fjalori rimor i Dritëro Agollit

Author:

2,000L

Faqe: 744
Formati: 16,8 x 24 cm
ISBN: 978-99943-1-919-0

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Është i pari fjalor i këtij lloji gjer më sot i botuar në gjuhën shqipe. Fjalori pasqyron pasurinë rimore të poezisë së Dritëro Agollit si dhe pasurinë gjuhësore që është hedhur në përdorim në funksion të rimës. Të gjitha lidhjet rimore poetike të kësaj poezie janë paraqitur në dy trajta: a) në formën e lidhjeve rimore gjuhësore, sipas rendit alfabetik të fjalës titull; b) në trajtën e fjalësit.

Në poezinë agolliane, në funksion të rimës janë aktivizuar 7.700 njësi semantike. Ndër pesëdhjetë fjalët më të përdorura, në këtë funksion, vendin e parë e zë fjala unë, e përdorur 780 herë. Më shumë se 2000 frazeologji e shprehje janë hedhur në përdorim.
Ja edhe disa të dhëna të tjera statistikore rredh dendurisë së përdorimit të fjalëve në funksion rimor:

Në krye të pjesëve të ligjëratës qëndrojnë emrat, të përdorur 47.668 herë. Fjalët dhe format e ndryshme të fjalëve me theks parafundor janë përdorur 74.175 herë. Format e fjalëve me dy rrokje gjenden të përdorura 53.749 herë. Rreth 280 skema rimore ndeshen në poezinë e Agollit. Në strofat me gjashtë vargje janë përdorur 49 lloje skemash rimore. Sipas sasisë së përbërësve rimorë, vendin e parë e zënë lidhjet rimore dyshe që kapin shifrën 43.367.

Edhe vetëm këto pak të dhëna dëshmojnë mirëfilli se gjuha shqipe ka edhe aftësi të shumta rimëformuese.
Fjalori u drejtohet, në radhë të parë, studiuesve dhe krijuesve që lëvrojnë ose duan të lëvrojnë poezinë rimore. Si gjithnjë, ata do të kenë pranë këshillën, përkrahjen dhe trashëgiminë e vyer edhe të poetit të madh Dritëro Agolli.

Prej kohësh e kishte filluar punën për të parë më nga afër gjuhën e veprave të Dritëro Agollit, që kur ishte në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës.

Por, kësaj radhe, studiuesi Mina Gero, në mars të vitit 2005 nis punën për studimin e rimës në poezinë e Dritëro Agollit, duke pasur në dorë pjesën më të madhe të korpusit të tij letrar.

Duke qenë se Dritero Agolli është personalitet i shquar i shoqërisë shqiptare dhe i letrave shqipe, dhe, njëkohësisht poet, prozator, publicist, eseist, kritik, shqipërues, dramaturg, nuk kishte si të mungonte një libër kaq i veçantë për “strukturën” rimore të poezisë së tij.

Autori thekson se çdo element ndërtimor është në funksion të gjendjes shpirtërore të njeriut të mirë e të ndershëm që vuan shpirtërisht, që është i tromaksur nga gjërat e shëmtuara që sheh përreth, nga smira, makutëria e dallkaukllëku. Në këtë mes, lidhjet rimore janë të ndërthurura në mënyra nga më të ndryshmet dhe ofrojnë skema të larmishme në funksion të asaj gjendjeje shpirtërore e morale.

Në veprën e tij krijuese poetike, si gjithë elementët e tjerë teknik, edhe rimën D. Agolli e trajton me kujdes e mjeshtëri dhe i jep asaj vendin që i takon në poezi. Si kripa e gjellës, rima i jep poezisë bukuri e shije të veçantë.

Nga ky studim arrijmë në përfundimin se Dritëroi përdor të gjitha llojet e lidhjeve rimore, duke shfrytëzuar për këtë hapësirat që kanë strofat veç e veç ose edhe në lidhje me njëra-tjetrën.

Me plot gojën mund të themi se rimat janë bashkudhëtare të përhershme të poetit, i cili ka nevojë të brendshme shpirtërore për to. Nga ky këndvështrim D. Agollin, thekson Minai, mund ta quajmë edhe Poet të rimave.

Libri që i paraqitet lexuesit është në thelb shndërresë e lidhjeve rimore letrare të poezisë agolliane në lidhje rimore gjuhësore, këto të fundit të parashtruara në kapitullin IV nën titullin “Morfologjia e rimemave” dhe në fjalës, që përfshihet në kapitullin V nën titullin “Fjalësi, frazeologjitë dhe shprehjet përkatëse”. Me këtë rast, e ndiejmë të nevojshme të bëjmë dallimin ndërmjet lidhjeve rimore gjuhësore dhe atyre letrare.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Fjalori rimor i Dritëro Agollit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *