Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

FJALOR fjalësh të huaja në gjuhën shqipe – Mikel Ndreca

Author:

2,200L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 271 – 9
Formati: 17×24 cm
Faqe: 596

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve të huaja ka për bazë lëndën leksikore, të vjelë nga fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe (1954 e 1980), nga fjalorë e enciklopedi të ndryshme, nga veprat letrare e shkencore, nga tekstet shkollore, nga shtypi i përditshëm e periodik dhe nga mediumet e tjera të informimit publik.
Fjalori përmban rreth 19.000 fjalë, shprehje e shkurtime, të cilat mund të klasifikohen:
1. Në fjalë ndërkombëtare nga të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore e shoqërore që përdoren dendur dhe mund të përdoren në gjuhën shqipe sikundër edhe në çdo gjuhë tjetër.
2. Në fjalë të vjetra (arkaizma e historizma) me burim të huaj, që hasen në veprat e shkruara në të kaluarën ose që mund të dëgjohen aty-këtu edhe sot në gjuhën e folur.
3. Në fjalë të reja me burim të huaj, që kanë hyrë e po hyjnë sidomos në gjuhën e folur, por që nuk janë përhapur në gjuhën e shkruar.
4. Në emra të përveçëm njerëzish me burim të huaj, që janë përdorur dhe përdoren ndër shqiptarë.
Në fjalor përfshihet edhe një numër i caktuar fjalësh, të cilat i përkasin fondit leksikor të gjuhës së sotme letrare, jo për t’i paraqitur si fjalë të huaja, por si fjalë me burim të huaj, meqenëse gjallojnë e përdoren edhe në disa gjuhë të popujve të tjerë dhe ruajnë në vete shumë karakteristika morfologjike, fonetike e kuptimore të gjuhëve burimore.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “FJALOR fjalësh të huaja në gjuhën shqipe – Mikel Ndreca”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *