Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

FJALOR ANGLISHT SHQIP – Shpëtim Çuçka

1,000L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 254 – 2
Formati: 12×19 cm
Faqe: 528

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Këta fjalorë anglisht-shqip, janë rezultat i një pune të kujdesshme, ku shquhet njohja shumë e mirë e anglishtes dhe shqipes nga autori. Ata mëtojnë të jenë një kontribut në mënyrën e pasqyrimit të fjalës dhe korpusit kryesor frazeologjik të anglishtes dhe në baraspeshimin e tyre të përshtatshëm dhe të besueshëm në gjuhën shqipe. Barasvlerësit shqip janë dhënë duke zbatuar zhvillimet e sotme leksikore e gramatikore. Një instrument kulturor i domosdoshëm për çdo sferë të veprimtarisë shoqërore.

Shpëtim Çuçka është një ndër përkthyesit më të njohur dhe më të rëndësishëm në Shqipëri.

Ai përkthen nga disa gjuhë të huaja në shqip: nga gjermanishtja, italishtja, anglishtja, rusishtja, frëngjishtja si dhe nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër.

Ndër përkthimet e tij më të rëndësishme mund të përmenden: “Jetë njerëzish të shquar” të Plutarkut, “Filokteti” i Sofokliut, “Lutëset” e Eskilit, “Pluti” i Aristofanit, “Muku i vogël” i Vilhelm Haufit, “Dekameroni” i Bokaços, “Zjarret e Bazentos” i Rafaele Nigros, “Si shkruhet një punim diplome” i Umberto Ekos, “Mes dy detesh” i Karmine Abates, etj. Ai është, gjithashtu, hartues i disa fjalorëve anglisht-shqip.
Në Panairin e Librit “Tirana 2006” është vlerësuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë si “Përkthyesi i vitit”.
Ka pasur, ndërkohë, një aktivitet shumëvjeçar në diplomaci duke përfaqësuar Shqipërinë si ambasador në Rusi, Itali, etj., por, që prej një viti, i është rikthyer profesionit të përkthyesit.
Sapo ka dorëzuar për shtyp “Faustin” e Gëtes dhe vazhdon të punojë me përkthimin e veprës së plotë të Tolstoit.

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “FJALOR ANGLISHT SHQIP – Shpëtim Çuçka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *