Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Figurat Mitologjike në “Lahutë të Malcis”

Author:

600L

ISBN: 978-99943-1-328-0
Formati: 14×20
Faqe :132

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Tonin Çobani është marrë me zbërthimin figurativ, po dhe me kuptimet popullore të trashëguara në shekuj të figurave mitike, si: Dragoi, Kuçedra, Ora, Zana, Shtriga, Floçka, Lugati e me radhë, që Fishta i ka përdorur në veprën Lahuta e Malcis… Autori ka zbërthyer me shumë skrupulozitet çdo dukuri të paraqitur me elemente mitike në këtë vepër të Fishtës dhe ka vlerësuar funksionet artistike që ato paraqesin në vështrim të gjithanshëm: si krijimtari letrare e një niveli të lartë e ndërkohë me natyrë komunikimi tepër popullor…

Studiuesi dhe kritiku Tonin Çobani, tashmë, me plot gojën, nga fishtologët më të mirë të hapësirës shqiptare, të sotme dhe të traditës, e ka kuptuar prej kohësh se monumenti epik i Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcis, është madhështor në llojin e tij, së bashku me elementet mitike: Shtojzovalle e Floçka, Dragonj e Kuçedra, Shtriga e Lugetër, të cilët veprojnë përkrah e kundër heronjve shqiptarë në luftën e tyre për ekzistencë, në mbrojtje të shqiptarizmit ndaj lakmive dhe synimeve grabitqare të fqinjëve; prandaj dhe i ka kushtuar këtë studim monografik mitologjisë së këtij Eposi të pavdekshëm, duke sjellë një vështrim e vlerësim të ri për figurat mbinjerëzore të etnogjenezës shqiptare, si pjesë e kulturës sonë kombëtare, ashtu si i ka paraqitur Poeti i Madh.

Tonin Çobani ka lindur në qytetin e Shkodrës ku ka kryer edhe shkollën e mesme. Studimet e larta për gjuhë – letërsi dhe studimet pasuniversitare për kritikë letrare i ka kryer në Tiranë.
Ka punuar si mësues letërsie në gjimnazin e Lezhës, si pedagog në Universitetin e Shkodrës, ndërkohë ka kryer edhe detyra të tjera si drejtor i Drejtorisë Kulturore dhe shef kulture në Lezhë, Kryetar i Këshillit të Etikës pranë KKRT-së në Tiranë, gazetar i rubrikave kulturore, punë të cilën e kryen edhe tani. Drejton si aktivitet privat shtëpinë botuese “Lisitan”. Ka botuar libra me artikuj kritikë dhe studime historiko-letrare, si dhe monografitë për Lekë Dukagjinin, Frang Bardhin dhe dy përmbledhje me ese për Gjergj Fishtën. Ka botuar edhe tre libra me tregime e novela.
Është vlerësuar me Çmimin “Velia” për median e shkruar për vitin 1999, me Çmimin e Parë në prozë (fiction) në takimin e dytë të shkrimtarëve ndërkufitarë (Pogradec 2004), me medaljen “Naim Frashëri” etj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Figurat Mitologjike në “Lahutë të Malcis””

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *