Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Fara e bimës së keqe

Author:

700L

ISBN: 978-99943-1-431-7
Faqe: 272
Formati: 14.5×20.5 cm

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Shkrimtari i përmasës kombëtare dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare, me mbi dhjetë libra në prozë – tregime dhe romane – Kim Mehmeti zë vend reprezentativ në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Në këtë libër janë përmbledhur disa nga artikujt më kryesorë që ka shkruar Kim Mehmeti kohëve të fundit në shtypin e përditshëm shqiptar të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Në qarqet letrare dhe intelektuale të Tiranës dhe të Prishtinës, i ardhuri nga “shkretëtira” gëzon reputacion të krijuesit të dorës së parë dhe është gjithmonë i mirëpritur. Ndërkaq, në Maqedoni, në Shkupin ku ka lindur dhe ku jeton, meqë fatkeqësisht nuk ekziston opinioni letrar kulturor shqiptar, Kim Mehmeti është i njohur si kolumnist i talentuar, i rreptë dhe, sidomos, i guximshëm: në çaste dhe situata kur rrallëkush e çel gojën, në çaste krizash dhe rreziqesh, ai është në ballë – në mbrojtje të kauzës shqiptare, në Maqedoni dhe në tërë hapësirën shqiptare.

Kim Mehmeti ka lindur në vitin 1955 në fshatin Gërçec në afërsi të Shkupit, ku edhe jeton.
Është shkrimtar bilingual, i cili përveçse në gjuhën amtare shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Tregime të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën franceze, gjermane, angleze, turke, polake, kroate, sllovene, etj. dhe janë përfshirë në shumë antologji.

Për opinionin shqiptar dhe maqedonas, si edhe më gjerë, Kim Mehmeti është i njohur edhe si publicist dhe analist i rrjedhave aktuale shoqërore në rajonin e Ballkanit.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Fara e bimës së keqe”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *