Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

E fshehta e grave

700L

Përktheu: Diana Çuli
ISBN: 978-99943-1-444-7
Formati: 13×20 cm
Faqe: 272

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Një roman që ka shkaktuar adhurim dhe entuziazëm. Aventura e mahnitshme dhe turbulluese e një “udhëtimi” nëpër të Fshehtat e grave, për të zbuluar botën magjike femërore. Një histori poetike dhe të ndërlikuar, ironike dhe erotike, e rrëfyer në veten e parë, depërton femrat e njohura dhe të panjohura, që vetë autori ka njohur, takuar e dashuruar.

Linjat esenciale të Alberto Bevilacqua-s, nga të cilat lindin veprat e tij, si narrative edhe poetike, janë të shumta. E para dhe më e rëndësishmja sigurisht koincidon me qytetin e tij të lindjes, Parmën, ku shkrimtari ka jetuar deri në adoleshencën e parë. Më pas ai shkon të jetojë në lumin Po, shumë e vogël distanca nga Parma, shumë të mëdha ndryshimet e mjedisit. Në moshën 20-vjeçare Bevilacqua transferohet në Romë, në atë që ai ende e quan “mërgimin tim të vogël”. Një periudhë e vështirë, përsëri e mbuluar me dhunë. Tepër i ri, shkrimtari shkruan në një të përjavshme, dhe është pikërisht kjo e përjavshme, e cila boton poezitë e tij të para, me një shënim të Attilio Beroluci-t. Dalin poezitë e tjera, të cilat futen në një antologji me narratorë debutues, me titull “A ndodhet, vallë, midis këtyre, mjeshtri i së nesërmes?”
Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai është redaktor i faqes së parë letrare të një të përditshmeje italiane. Në vitin 1961, botohet përmbledhja e parë poetike e Bevilacqua-s “Miqësi e humbur”. Dhe ky pasohet nga shumë vëllime poetike e romane të ndryshme. Në shumë raste ai është krahasuar me shumë autorë amerikano-jugorë si Garcia Marquez, Onetti e Vargas Lioza.
Bevilacqua është një nga shkrimtarët më të përkthyer në botë. Me dritëhijet e të shkruarit, ai di të na ofrojë në mënyrë natyrale e spontane, një krijim të vazhdueshëm, një përtëritje moderne të artit të të shkruarit.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “E fshehta e grave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *