Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dora e shtetit – Uran Butka

Author:

700L

Faqe: 270
Formati: 12×20 cm
ISBN: 978-99943-1-674-8

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Botimi i tregimeve të zgjedhura “Dora e shtetit”, është një dëshmi serioze e profilit të tij si tregimtar i spikatur, që di t’i rrëmbejë jetës një pasuri ngjarjesh e situatash dramatike, por që i lejojnë, mandej përpunimin e begatë artistik. Në vëllimet “Vdekja e bardhë” (2001), “Humbja nuk është mbarim” (2004) dhe “Në shtëpinë tonë” (2008), që janë pjesë një triptiku, janë përfshirë artistikisht e psikologjikisht tri kohë historike: komunizmi, ndryshimet e viteve ’90 dhe tranzicioni demokratik.
“Dora e shtetit” është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi. Sepse i sheh të tillët përditë, në administratë, në gjykata, në rrugë, në ambiente publike, në mendësi.

Nuk e ndaja dot: doja shpirtëzimin e tij, apo atë vetë. Gjithsesi, në thellësinë e qenies sime ndieja një dhimbje përvëluese, që rritej dhe as e pengoja, as e nxirrja dot. Ishte një zjarr që digjej ngadalë si prushi nën hi. U bëra e heshtur dhe ëndërrimtare. E përfytyroja herë si një shqiponjë me krahë të thyer, herë si një bard të hajthshëm, të zbehtë si fytyra e hënës, me sy të zinj e të trishtë, si netët e dimrit. Ndërkohë, s’e kisha parë kurrë. Një ditë pata ndjesinë se ai ishte afër, fare afër meje fizikisht. M’u bë sikur kishte ardhur enkas për mua, sikur e prekja, flisja, ia dëgjoja zërin kumbues.

(Fragment nga libri)

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Dora e shtetit – Uran Butka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *