Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Don Kishoti shqiptar

Author:

1,000L

Studim letrar
Faqe: 480
Formati: 14×20 cm
ISBN: 978-99943-1-660-1

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Një ndihmesë e madhe i është dhënë lexuesve dhe studiuesve të letërsisë shqiptare nëpërmjet botimit të “Don Kishoti shqiptar”. Një analizë studimore-krahasimore e trembëdhjetë korifenjve të letërsisë shqipe. Autorë të shtirë në kohë dhe kufij të ndryshëm ndërlidhen me njëri-tjetrin me një emërues të përbashkët donkishotizmin. Mbi të ngrihet një këndvështrim i ri ose siç thotë vetë autori: një lexim i mundshëm i letërsisë shqipe.
Ali Aliu bën një përpjekje (edhe ai vetë është i prekur nga donkishotizmi) për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Don Kishoti ishte një idealist i çartur apo besonte vërtet që idealet e tij nuk ishin iluzione? Që nga Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Ismail Kadare e deri tek Ali Podrimja, Azem Shkreli etj, autori rreket të zbulojë të vërtetën donkishoteske te ta. Me vizionin e tyre largpamës, mesazhet artistike që përcollën nëpërmjet veprave të tyre, bën që studiuesit t’u rikthehen sa herë lind nevoja për të sjellë risi në fushën e analizave apo trajtimeve studimore.
Udhëtimi i Don Kishotit me shpirt e iluzion shqiptar nëpër dy shekujt e fundit ka për qëllim ta shpalosë botën e shkrimtarit, ngasjen e tij të brendshme për të ëndërruar, përkatësisht për të përqendruar tërë qenien e vet drejt gjetjes së rrënjëve dhe të identitetit, drejt realizimit të ëndrrës së madhe. Dhe në fund, zgjedhja jonë që të përqendrohemi në jetën dhe veprën e autorëve te të cilët ekziston “gjeni” (anti) donkishotesk, përputhet me faktin se këta autorë janë ndër më të shquarit në letërsinë shqiptare të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe njëzet, e njëkohësisht, edhe ndër më të përkthyerit në botë.

Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Ai lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në Qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa shkollën Normale në Shkup më 1955. Studimet universitare (albanologji) i përfundoi në Beograd në vitin 1960. Mbaroi doktoraturën në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë si gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi si redaktor në edicionin e botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pension ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë së Prishtinës, ku ka ligjëruar lëndën “Teori e Letërsisë”. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ndër të tjera ka botuar këto vepra:
“Kërkime”, Rilindja Prishtinë – 1971, “Kërkime”, Naim Frashëri, Tiranë – 1990, “Shqyrtime”, Rilindja Prishtinë – 1974, “Rrjedhave të letërsisë”, Rilindja Prishtinë – 1977, “Katër romane të Petro Markos”, Flaka e Vllaznimit, Shkup – 1979, “Kritika”, Rilindja Prishtinë – 1983, “Ese letrare”, Rilindja, Prishtinë – 1987, “Reflekse Letrare” Flaka Shkup – 1999, “Magjia e Fjalës”, Dukagjini Prishtinë – 2003, “Kronika letrare”, Llogos-A, Shkup – 2003, “Don Kishoti megju albancite” (në maqedonisht), Kultura, Shkup – 2004, “Teori e letërsisë”, Enti Shkollor Prishtinë – 1986, “Teori e letërsisë”, Enti Shkollor Prishtinë – 2001, Vatra Shkup – 2002, “Antologji e poezisë shqipe” Albin Tiranë – 2002, “Antologija na albanskata poezia”, Shkup – 2004, “Letërsia bashkëkohore shqiptare”, Alb-ass Tiranë, Tetovë – 2001, “Libri shkollor Prishtinë” – 2002, “Letërsi për klasat e para të shkollave të mesme”, Alb-ass Tiranë, Tetovë – 2001, “Kush do ta vrasë ujkun”, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri shkollor, Prishtinë -2002, “Si ta lexojmë poezinë”, Alb-ass Tetovë,Tiranë – 2004, “Vepra të zgjedhura”, Serembe, Shkup – 2005.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Don Kishoti shqiptar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *