Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912

Author:

1,200L

Faqe: 284
Formati: 16,65 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-798-1

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Vëllimi që kemi nderin t’ia paraqesim opinionit publik e shkencor përfshin 159 dokumente të periudhës mars, prill, maj dhe korrik, gusht, shtator e deri më 5 tetor të vitit 1912, kur filloi Lufta I Ballkanike. Në këtë vëllim përfshihet edhe 1 dokument i huazuar nga ambasada e Portës në Vjenë dhe 2 nga ambasadat e Rusisë në Paris.

Kjo përmbledhje është vazhdim (apo kompletim) i vëllimit me titull “Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912”, botuar më 2006, nga Instituti i Historisë së Kosovës. Në këtë mënyrë është siguruar një tablo më e plotë e dokumenteve franceze për ngjarjet në Shqipëri dhe rreth saj, deri në fillim të mësymjes së shteteve të Aleancës Ballkanike për pushtimin dhe copëtimin e saj. Me fjalë të tjera, këto dokumente pasqyrojnë përgatitjet për kryengritje dhe aksionet e para të armatosura; qëndrimin në Shqipëri të Komisionit Qeveritar në krye me ministrin e Brendshëm, Haxhi Adili, që me pretekstin e zbatimit të reformave bënte fushatë elektorale në favor të xhonturqve.

Ato japin të dhëna të hollësishme për farsën e zgjedhjeve parlamentare të pranverës së vitit 1912, të cilat ishin fund e krye të drejtuara kundër shqiptarëve; për politikën antishqiptare të xhonturqve, për Lëvizjen e Oficerëve dhe për rolin e oficerëve me origjinë shqiptare në këtë lëvizje, si dhe për bashkëpunimin e saj me Lëvizjen Shqiptare. Në këto dokumente pasqyrohen rrjedhat kryesore të Kryengritjes së Përgjithshme kundërosmane, kërkesat dhe pikat kryesore të marrëveshjes shqiptaro-osmane si dhe qëndrimi i shteteve ballkanike dhe i Fuqive të Mëdha ndaj saj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *