Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Divani shqip – Nezim Berati

Author:

1,500L

Përgatiti : Genciana Egro
ISBN : 978 – 99943 – 1 – 479 – 9
Formati : 15 x 23
Faqe : 536

 

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

I vetëpërcaktuar si Saadiu dhe Urfiu i kohës së tij, Nezim Berati i njohur edhe si Ibrahim Nezimi (Frakulla) është një ndër poetët më të polemizuar dhe më të diskutuar të letrave shqipe. Mungesa e botimit integral të veprës së Nezimit ka sjellë dhe një përdorim të çlirët dhe të pangulitur të vetë emrit të poetit. Nezim Berati në historinë e letërsisë shqipe përfshihet në grupin e autorëve të letërsisë së vjetër, si një ndër përfaqësuesit kryesorë të poetëve shqiptarë që i përkasin konfesionit islam.
Gjetja së fundmi e dorëshkrimeve të tij, i kanë shtyrë studiuesit e letërsisë shqipe të rishqyrtojnë me një vëmendje të madhe këtë poet të talentuar, deri më tani të lënë pasdore për shkak të shqipes së tij të rënduar me fjalë të huaja; ta rivlerësojnë në masën e duhur veprën e tij, duke mbajtur parasysh mbi të gjitha pozicionin e tij intelektual, jashtë çdo paragjykimi dhe guximshmërisht liberal në një shekull me një fanatizëm të plotë.

Në rast se poezitë e tij nuk do të ishin gjymtuar me fjalë të huaja, arabe, turke e perse, Nezimi, do të mund të konsiderohej si Anakreonti i shqiptarëve.                                                                                Demetrio Camarda

Nezim Frakulla jo vetëm me Divanin që themeloi literaturën shqipe me alfabetin arab, po edhe me teknikën e vargut në historinë e literaturës sonë paraqitet si mjeshtër që i vu vulën e personalitetit të tij tërë një periudhe.

Osman Myderrizi

Gjetja së fundmi e dorëshkrimeve të tij, i kanë shtyrë studiuesit e letërsisë shqipe të rishqyrtojnë me një vëmendje të madhe këtë poet të talentuar, deri më tani të lënë pasdore për shkak të shqipes së tij të rënduar me fjalë të huaja; ta rivlerësojnë në masën e duhur veprën e tij, duke mbajtur parasysh mbi të gjitha pozicionin e tij intelektual, jashtë çdo paragjykimi dhe guximshmërisht liberal në një shekull me një fanatizëm të plotë.
                                                                                                                                                                                                                                                                                       Ernest Koliqi

Përkundër depërtimit të poetikës orientale, te Nezimi bartet një nga postulat që ishte qendror te shkrimtarët tanë të mëhershëm, pra çështja e gjuhës shqipe dhe e kultivimit të saj në nivel të komunikimit të rëndomtë dhe të komunikimit poetik.

 Ibrahim Rugova

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Divani shqip – Nezim Berati”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *