Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ditari për Shqipërinë

Author:

700L

Lloji: Ditar
Përktheu: Xhimi Lazri
ISBN: 978-99943-1-786-8
Formati: 13×20
Faqe: 160

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Raffaele Nigro në shënimet dhe përshkrimet e tij për shqiptarët dhe Shqipërinë, që i shpaloset para syve, shfaqet pastërtisht si udhëtar në një botë të panjohur e të papërfytyrueshme nga larg dhe përpiqet kësisoj të gjejë aty shenjat që do e ndihmonin për të kapur kuptimin e asaj që po ndodh në këtë vend. “Rroftë shoku Enver Hoxha!” – lexon ai me germa të mëdha mbi njërën nga ngrehinat kryesore në sheshin “Skënderbej”. “Parullë delirante”, – shënon ai në fletoren e vet, duke shkuar kështu në palcën e gjuhës zyrtare, me të cilën regjimi i drejtohej popullit. Enver Hoxha kishte dhënë shpirt më shumë se pesë vjet të shkuara e megjithatë njerëzit ishin të detyruar t’i uronin jetë të gjatë. Krejt si në një kllapi kolektive. Nën këtë cipë deliri ai shpon hap pas hapi një dëshpërim rrëqethës të mbarë shoqërisë shqiptare të kohës, ku asgjë nuk është më në vendin e vet. Në mënyrë simbiomatike për këtë realitet ai përshkruan një dyqan në qytetin e Beratit, në ballë të të cilit njoftohet “Parfumeri” e ku shiten kopsa, valixhe dhe ushqime, por vetëm parfume jo. Ndërsa në Shkodër, përsëri në një dyqan, ku shiten prodhime artizanale lokale, “asnjë shitës nuk të shtyn të blesh, sepse gjithçka është e të gjithëve, domethënë e askujt”.

(Pjesë nga parathënia – Besnik Mustafaj)

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Ditari për Shqipërinë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *