Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dhimbje e përkryer – Ugo Riccarelli

Author:

800L

Roman
Përktheu: Lea Sinoimeri
Faqe: 340
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-666-3

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në fund të viteve tetëqind, një burrë niset nga qyteti jugor, Sapri, ende i freskët nga utopia e nga plagët e Rilindjes, për të shkuar në Kole, një vend i vogël toskan. Është Mësuesi i ri, anarkik, që vjen në këtë vend ku është e ndërthurur realja me legjendaren, e vendos ta lidh jetën e vet me atë të vejushës Bartoli. Nga dashuria e tyre lindin, Ideali, Mikaili, Liria, dhe Kafiero. Fëmijë me emra të mbushur me shpresë, e që nga i ati, i shtrënguar të shkojë në mërgim, do të trashëgojnë ëndrrat dhe besimin utopik. Në Kole jetojnë edhe Bertolerët, tregtarë të pasur derrash, që për gjenerata me radhë i kanë emrat si heronjtë homerikë: Ulisi, Akili, Euridiçe, Elena. Dy familje që bashkohen kur e ëmbla dhe e zgjuara, Anina u dashurua me Kafieron… Nga fundi i viteve tetëqind deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, jetët e protagonistëve, dashuritë e tyre lindjet, ëndrrat, tradhtitë e ribashkimet ndërthuren nga transformimet, të diktuara nga progresi, nga lufta, nga betejat shoqërore. Një roman – i vlerësuar me çmimin “Strega” – ka aromën e rrëfenjave, të dëgjuara përreth zjarrit në netët e pranverës, aromën e një kohe të shkuar, bij të së cilës jemi ne.

Me origjinë nga një familje toskane, Ugo Riccarelli ka lindur në Cirio (Torino), më 1954, dhe jeton në Romë.  Libra të autorit: Këpucët e varura në zemër (1995); Një burrë që ndoshta quhej Shulc (1998); Stramonio (2000); Engjëlli i Kopit (2001); Dhimbje e përkryer (2004); Mendime mizore, tregime (2006); Një det asgjëje (2006)

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Dhimbje e përkryer – Ugo Riccarelli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *