Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Daullja prej letre

Author:

800L

Roman
Faqe: 320
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-636-6

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Romani “Daullja prej letre” ka njohur më parë dy botime në shqip, te shtëpia botuese “Arbri” në vitin 1995 dhe “Ora” në vitin 2004. Botimi francez ka fituar çmimin prestigjioz “Mesdheu” në vitin 1997. Është botuar edhe në greqisht në vitin 1998, ku gjithashtu ka marrë vlerësime shumë të larta nga kritika. Regjisori Besnik Bisha ka realizuar filmin “Mao Ce Dun” me skenar të Mustafajt, mbështetur në disa motive të “Daullja prej letre”.
Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit. Në dukje ato ngjasojnë si novela të pavarura, por në thelb janë të lidhura bukur mirë me njëra-tjetrën; sa në unitetin e brendshëm të argumentit të shtjelluar aq edhe, sidomos, në mënyrën e shikimit, gjer edhe në ecejaken e disa personazheve që diku duken e diku zhduken, për t’u rishfaqur rishtazi. Në bulb të këtyre 9 rrëfenjave, që si tërësi krijojnë një trajtë romanore origjinale, gjallon një detaj i kthyer në metaforë: daullja prej letre. Është një përcaktim a idiomë që edhe kuptohet, edhe s’kuptohet në domethënien e asociuar të saj, që ka sipëri sa një shtresim folklorik, aq edhe diçka anekdotike. Përtej veskut kinse popullor të kësaj shprehjeje të ardhur prej vulgut, si fjalë-metaforë, pra në brendinë e vetë romanit, përkundrazi, ndryhet frika.

Besnik Mustafaj ka lindur më 1958, në Bajram Curri. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi Frënge në Universitetin e Tiranës, më 1982.
Ai hoqi dorë nga politika për t’iu përkushtuar tërësisht shkrimit. Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.
Besnik Mustafaj vlerësohet nga kritika shqiptare dhe e huaj si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. Toena gëzon të drejtën e paraqitjes së gjithë veprës së tij në shqip dhe po punon për rikthimin në vëmendjen e lexuesit të librave të tij, që mungonin prej kohësh në librari. Në katalogun tonë kanë zënë vend muajt e fundit eseja e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”, ditari diplomatik “Fletorja rezervat”, përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazim Hikmet “Barra e shenjtë” si dhe romani “Boshi”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Daullja prej letre”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *