Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Çatia e gjarpërinjve – Eqerem Canaj

Author:

700L

Lloji: Roman
ISBN: 978-9928-4254-6-1
Formati: 14×20 cm
Faqe: 184

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

PËRDËLLIMI

 

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit,
frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal.
Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i
pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit
të shtegtimit të kufirit tejcak.
Veneroj.
Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë,
një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi,
gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati
dëftuar dhëmbët e helmit…
Klitha, shpallur sakaq: nuk dihet, zogu, gjarpri,
tmerria e gjendjes sime kah beftisë së
çastit?!
O Zot! Vërtet fshati ka dhënë shpirt, shtëpia ime,
gjyshja, babai, mëma, komshiu kanë pushuar
së ekzistuari rrënjët e hardhive, biskajat mbetur
kanë: litar gjaku telave të nikeluar?!
I afroj dorën gushëkuqit në dridhë e
ai, si ta priste këtë ndihmesë rreziku,
tulatet mes gishtërinjve të mi, pikon lot të ngrohtë;
gjaku i shpirtit të shpresës së pyllit sjell jetë
endacaku, e afroj në gji: dy gjallesa të mjera në
natyrën e vdekur.
Ah! Edhe gjarpri me pulla të gjelbra në lëkurën
nxi; vë re se si ai lëvrin, rrëqeth, kujon  porsi
ime gjyshe që motmoti qante me ligje
të vdekurit e zemrës; në limerin e dhimbshëm,
unë, kalamani, zgjas gishtërinjtë e hollë si
fije kashte, i fshij pikëzimet e lotëve e ajo
kthehet sërish në botën e të gjallëve, asisoj çajmë
rrymimin ujor (jeta ujë është): ajo në dallgë, unë në
cekëtinë.
Gjarpri ngre krifë, m’u vërvit
përqafë…

                                            Nga vëllimi “Gjethi i kuq”

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Çatia e gjarpërinjve – Eqerem Canaj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *