Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bishti i Kometës

Author:

1,000L

Gjinia: Ese
Faqe: 304
Formati: 14 x 20,5 cm
ISBN: 978-99943-1-997-8

Kategoritë , Tags: , ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Fragment nga libri


Ishte një parapritë e nevojshme nga ana ime para se eseja të botohej si libër e të përkthehej me shpejtësi në frëngjisht e në disa gjuhë të tjera. Sado që unë nuk kisha marrë aspak përsipër të shkruaja monografinë e kësaj lëvizjeje që do të ndryshonte për mirë rrjedhën e fatit të Shqipërisë, por vetëm të hidhja një vështrim subjektiv prej shkrimtari në ato ngjarje, ku kisha qenë dhe vazhdoja të isha vetë i pranishëm, përsëri i druhesha keqkuptimit, siç i druhesha dhe gabimit për shkak të euforisë sime, që ishte pjesë e euforisë së përgjithshme të popullit shqiptar, i cili kishte hyrë më në fund në rrugën e shndërrimit të vetes nga popull në opinion publik. Gjatë leximit të atij shkrimi shqiptaro-amerikan, ku në njëfarë mënyrë sulmohej në themel e vërteta ime e publikuar tashmë në shqip e në disa nga gjuhët më të mëdha europiane, unë nuk pata për asnjë çast refleksin për ta parë si diçka që më përkiste e për të cilën do të më duhej gjatë viteve të ardhshme t’u përgjigjesha shumë herë pyetjeve të gazetarëve, të studentëve që kryenin punime diplomash mbi ato ngjarje apo qoftë edhe pyetjeve pa të keq të kureshtarëve të rastësishëm. Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar? Duke e ditur tashmë sa naiv e i pagdhendur isha në ato kohë heroike për sa u përket dredhive të politikës, një dyshim i tillë nuk m’u duk hiç i pakuptimtë. Por nuk dija si të sillesha ndaj këtij dyshimi. Ai kishte nisur të më brente në tru krejt si një besëtytni.

Rreth autorit

Besnik Mustafaj lindi në qytetin e Bajram Currit, më 1958. Kreu studimet e larta për gjuhë dhe letërsi frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 1982.

Nga viti 1992 deri në vitin 1997 shërbeu si ambasadori shqiptar në Francë, ndërsa në vjeshtë të vitit 2005 u emërua ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Prej disa kohësh ai ka hequr dorë nga politika dhe i është përkushtuar tërësisht krijimtarisë letrare.

Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.

Besnik Mustafaj është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe e huaj si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. “Toena” gëzon të drejtën e paraqitjes të të gjithë veprës së tij në shqip dhe po punon për rikthimin në vëmendjen e lexuesit të librave të tij, që mungonin prej kohësh në librari. Në katalogun tonë kanë zënë vend, muajt e fundit, eseja e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”, ditari diplomatik “Fletorja rezervat”, përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazmi Hikmet “Barra e shenjtë”, si dhe romanet “Boshi” dhe “Daullja prej letre”.

Vitin e kaluar, më 2013, botoi romanin “Autoportret me teleskop”, ku u vlerësua me çmimin “Libri artistik i vitit” nga Akademia “Kult”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Bishti i Kometës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *