Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bilbao – Nju-Jork – Bilbao

Author:

500L

Përktheu nga spanjishtja: Bashkim Shehu
Faqe:
222
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-897-1

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kur Liborio Uribe mori vesh se do të vdiste së shpejti, pati dëshirë të shihte për të fundit herë një tablo të Aurelio Artetës. Tërë jetën e kishte kaluar në det të hapur, kishte çarë detet me anijen Dy miqtë dhe, njëlloj sikurse i biri i tij Hose, kapiten i anijes Toki-Argia, ka qenë protagonist historish të paharrueshme, të mbytura nga harrimi përgjithmonë. Vite më pas, përballë po kësaj tabloje, i biri i të birit, Kirmen, prozator dhe poet, i gjurmon këto rrëfenja të familjes për të shkruar një roman.

Bilbao – Nju-Jork – Bilbao rrjedh përgjatë një fluturimi nga aeroporti i Bilbaos në aeroportin JFK të Nju-Jorkut, dhe shtjellon historinë e tre breznive të një familjeje. Përmes letrash, ditarësh, mesazhesh, e-mail-esh, poezish dhe fjalorësh, krijohet një mozaik kujtimesh e rrëfimesh, që përbëjnë një homazh ndaj një bote thuajse të zhdukur, dhe njëherësh një këngë për vazhdimësinë e jetës.

Me këtë roman, fitues i Çmimit Kombëtar të Prozës më 2009, Kirmen Uribe debuton mahnitshëm në panoramën e prozës hispanike. I konsideruar si një nga rinovuesit më të shquar të letërsisë së sotme, futet në ujërat e autofiksionit me një stil të pasur, kompleks, sugjestiv dhe prekës përnjëmend.

Libri i Kirmen Uribes është përkthyer në frëngjisht, spanjisht, katalanisht, galicisht, portugalisht, japonisht, rusisht, sllovenisht, serbisht, gjeorgjisht dhe bullgarisht. Pra, shqipja është gjuha e dymbëdhjetë.

Kirmen Uribe lindi në Ondarroa, Viskajë, më 1970. Kreu studimet për filologji baske dhe studimet pasuniversitare për letërsi komparative në Trento. Është autor projektesh multimedia, ku letërsia ndërthuret me disiplina të ndryshme artistike, si dhe ka marrë pjesë në takime të shumta letrare në Europë, Azi dhe Amerikë.

Ka përkthyer, ndër të tjera, vepra nga Raymond Carver, Sylvia Plath, Anne Sexton, Mahmud Darwish dhe Wislawa Szymborska, si dhe bashkëpunon në organe të ndryshme shtypi, ndër të cilat revista me prestigj The New Yorker.

Botimi i librit të tij me poezi Bitartean heldu eskutik (Ndërkaq ma jep dorën) më 2001 përbën, sipas kritikës, një “revolucion të qetë” në kuadër të letërsisë baske.

Është përkthyer në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht, vëllimi me poezi është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Kritikës dhe ka qenë finalist në konkursin për librin më të mirë poetik i përkthyer në anglisht më 2007 në SHBA.

“Uribe ka arritur të realizojë atë çka është pa dyshim ambicia e shumë shkrimtarëve:
një libër ku ndërthuren familja, historitë e dashurisë dhe letërsia, rrënjosur thellë në një kulturë gojore, po edhe librore – dhe e tërë kjo ka një tingull vetëkënaqësie.”
– Times Literary Supplement

“Një roman i shkëlqyer, që lexuesi e pranon si një përqafim.”
– El País

“Ky roman është vendosur në një territor absolutisht modern, në hapësirën e shkrimtarëve themelorë të kohës sonë, si:
Emmanuel Carrere, W. G. Sebald, Orhan Pamuk and J. M. Coetzee.”
– Sudouest

“Ky libër është po aq i bukur sa një kujtim.”
– Le Figaro

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Bilbao – Nju-Jork – Bilbao”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *