Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bërthama

Author:

400L

Lloji: Roman
ISBN: 978-99943-1-709-7
Formati: 12×20
Faqe: 84

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

I shkruar nga një 20-vjeçare, romani i autores Eir Plasari ka tërhequr vëmendjen e mendimit kritik jo vetëm me ngjarjen, por sidomos me idetë e tij. Përtej detajeve, teksti i tij lexohet si një thirrje për të çarë izolimin e individit bashkëkohor, për çfarë edhe u vlerësua me Çmimin “Migjeni”, që u dha për herë të parë më 2010 për autorët e rinj, ndër Çmimet Kombëtare për Letërsinë. Autorja studion Jurisprudencë në universitetin “La Sapienza” të Romës, Itali.

Në një farë mënyre “Bërthama” e Eir Plasarit është një vepër iniciuese për letrat shqipe dhe paradoksi është që këtë gjë mund ta bënte vetëm një rishtare e jo ndonjë penë e sprovuar, siç jemi mësuar t’i thërrasim në mënyrë skematike dinozaurët e letrave, pavarësisht nga mosha dhe epoka së cilës i përkasin (të më falin kolegët e mi, por kjo është optika dhe imazhi që përfton mbasi ke lexuar diçka si kjo prozë që po mbaj në duar). Proza e saj nuk është thjesht e vetëm një histori dashurie gay mes dy të rinjsh që mund të jetojnë në Tiranë, por në të njëjtën kohë mund të jetonin edhe në Tokio, Romë e një zot e di se ku tjetër (çka sjell një risi në përmbajtje), pra, midis Jurgenit dhe Piterit (vini re emrat e dy karaktereve kryesorë, të cilët s’kanë asgjë lokale, ashtu si dhe pjesa tjetër e mjedisit ku jetojnë), e cila vjen e shndërrohet në një dashuri heteroseksuale për Jurgenin me një frazë që për nga eleganca do t’i kish hije çdo pene të stërholluar: “Ndihej i dobët dhe ndoshta për këtë arsye kish filluar ta tërhiqte seksi i dobët – i cili vetëm pjesërisht mund të quhej i tillë”.

Virgjil Muçi

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Bërthama”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *