Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bebi Skafisti

Author:

1,000L

Gjinia: Roman
Faqe: 372
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-942-8

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ky libër është pjesë e historisë dhe tragjedisë shqiptare postkomuniste dhe dokumenton me fakte, për aq sa i takon një romani, atë çka ndodhi gjatë viteve të tranzicionit. Ngjarjet e këtij romani janë dramatike, por dhe tepër joshëse e interesante, çka do t’u bëjë të ndiheni mirë dhe të udhëtoni në kohë me një gomone misterioze, që endet në dimensione ku tragjeditë, dashuritë, joshja dhe pendesa janë pjesë e dhimbjes shqiptare të epokës ku jetojmë.

Një roman që na njeh me ngjarjet e Vlorës gjatë viteve 1990-2000, vite të trafiqeve të mëdha. Një roman që denoncon lidhjet e policisë me trafikantët e qenieve njerëzore, ku protagonist kryesor është Altini, një djalë 14-vjeçar, të cilin e kanë thirrur për të drejtuar një gomone oqeanike me katër motorë “Jamaha” me 250 kuaj fuqi secili. Edhe emri “Bebi-skafisti” nuk është një rastësi, por një emër i gjetur nga mediat italiane, pasi trafikantët e asaj kohe kishin vendosur t’ua besonin adoleshentëve drejtimin e gomoneve për të dërguar në brigjet e Italisë klandestinë, prostituta, bimë narkotike etj.