Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Barra e shenjtë – Nazim Hikmet

Author:

700L

 

Përktheu: Besnik Mustafaj
ISBN: 978-99943-1-547-5
Formati: 13×20 cm
Faqe: 264

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Hikmeti ka meritën e pashoqe të ndërprerjes së traditës së lodhur e të mplakur keq e më keq të poezisë otomane të divanit, për të shënuar zhurmshëm lindjen e poezisë së re, duke ia bashkuar kështu më në fund letërsinë turke rrjedhave të modernitetit, ku kishte hyrë tashmë e po lulëzonte me shpejtësi gjithandej sidomos letërsia europiane.
Me përkushtim shumëvjeçar, nën penën e një mjeshtri të vërtetë, përkthyesi dhuron për lexuesin shqiptar perla nga më të çmuarat të poezisë botërore të shekullit të njëzetë.

Nazim Hikmeti ka lindur në Selanik, më 1902. Poezinë e parë, me titull Thirrja e atdheut, e shkroi më 1912. Në vitin 1917 hyn në Shkollën e Marinës. Shkruan shumë poezi, bën dhe skica e vizatime. Pas 2 vjetësh përfshihet në lëvizjet e protestës kundër pushtimit të vendit e më pas bashkohet me lëvizjen e rezistencës. Më 1922 shkon në Moskë ku fillon studimet në Universitetin e Popujve të Orientit. Pasi mbaron studimet, Nazim Hikmeti kthehet në Turqi, përfshihet në veprimtari militante në Izmir. Kalon në klandestinitet e detyrohet të kthehet në Moskë, dënohet në mungesë me 15 vjet burg.
Duke nisur nga ky moment jeta e tij pëson mjaft thyerje e përçarje. Në vitin 1928 arrestohet në Turqi 7 muaj, dënohet përsëri me 5 vjet burg, por lirohet me amnisti të përgjithshme. Punon si gazetar e korrektor dhe artikujt i nënshkruan me pseudonimin Orhan Selim. Në vitin 1938 arrestohet përsëri dhe dënohet me 15 vjet burg, ndërsa një vit më vonë i shtohet dënimi me 20 vjet burg. Gjatë këtyre viteve shëndeti i Nazimit përkeqësohet mjaft, fillon të vuajë nga veshkat, nga zemra, bie nga pesha derisa pëson infarkt (jo vdekjeprurës). Në vitin 1951 poeti thirret të kryejë shërbimin ushtarak, ndihet i rrezikuar dhe largohet fshehurazi nga Turqia. Gjatë kësaj kohe udhëton në Vjenë, Pragë, Paris, Afrikë, derisa vdes në Moskë më 3 qershor.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Barra e shenjtë – Nazim Hikmet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *