Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Bardhyl Xhama – Ekspedita e kaltër

Author:

500L

Romani është botuar së pari në vitin 1980 dhe është nderuar me çmim në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë. Vitet e fundit është ribotuar i përmirësuar disa herë. Kësaj here po ribotohet me parathënie e me një pamje të re nga Shtëpia Botuese Toena.
Ngjarjet e këtij romani fantastiko-shkencor për fëmijë e të rinj nisin në qytetin e Sarandës dhe zhvillohen në gjithë bregdetin e Jonit e të Adriatikut.
Shumë nga parashikimet fantastike që autori i ka përshkruar me imagjinatë që në vitin 1980, sot janë bërë realitet e disa janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Por lexuesi do t’i zbulojë ato vetë e do t’i nxitet dëshira dhe fantazia që të realizojë projekte më të mëdha për të ardhmen.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Lloji: Roman fantastiko-shkencor
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-653-3
Formati: 13×20
Faqe: 168
Çmimi: 500 lekë (4 euro)

Botim: tetor 2010

Bardhyl Xhama kreu shkollën fillore në vendlindje, shtatëvjeçaren dhe të mesmen i përfundoi në Gjirokastër, në gjimnazin “Asim Zeneli” me rezultate të shkëlqyera. Arsimin e lartë e ka kryer në UT për Gjuhë e Letërsi shqipe.
Fillimisht ka punuar si mësues e drejtor gjimnazi në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Më pas është transferuar në Tiranë dhe për njëzet vjet resht ka punuar si redaktor e sekretar kolegjiumi në gazetën “Mësuesi”, zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe shef i sektorit të Gjuhës dhe Letërsisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike.
Puna e tij në drejtim të institucioneve arsimore, si gazetar dhe studiues është çmuar e suksesshme dhe është dekoruar me Urdhrat “Naim Frashëri” të Klasit II dhe III, si dhe me titullin “Mësues i Merituar”.
Është një nga shkrimtarët e njohur të letërsisë për fëmijë e të rinj. Librat e tij janë ribotuar disa herë. Në 70-vjetorin e lindjes është nderuar me “Çmimin e Karrierës”.
Ka botuar 13 libra artistikë, romane, novela, vëllime me përralla dhe vëllime me rrëfenja. Tetë nga librat e tij janë nderuar me çmime në Konkurset Kombëtare të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.
Është quajtur dhe shkrimtar i detit, sepse disa nga librat e tij e marrin tematikën nga deti, nga zhytjet e peshkimi, nga aventurat e fëmijëve në gjurmimin e thellësive.
Vitet e fundit i është kushtuar kryesisht rrëfenjave të shkurtra, që e marrin tematikën nga fjalët e urta të popullit tonë. Ka botuar te Shtëpia Botuese “Toena” tre vëllime me gjithsej 170 rrëfenja, të cilat janë mirëpritur nga shkollarët dhe janë ribotuar disa herë.
Është pensionist që nga viti 1989, por gjithmonë në veprimtari krijuese. Ndihmesë të veçantë ka dhënë në krijimin, drejtimin dhe mbarëvajtjen e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Bardhyl Xhama – Ekspedita e kaltër”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *