Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Anjes – 660 gram – yll e bukur

500L

Përktheu: Virgjil Muçi
Faqe: 132
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-871-1

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

“Unë jam personazhi i përrallës më të bukur të njerëzimit: përrallës së jetës”.
Kështu shkruan në një nga faqet e ditarit të saj Konçeta Marota, autorja e këtij libri, në të cilin ajo rrëfen lindjen e vajzës së saj, Anjes.

Duke qenë historia numër një e njerëzimit: lindja e një fëmije, ndonëse e përsëritur miliarda herë, në faqet e këtij libri kjo histori lexohet me të njëjtën kureshtje, si një ngjarje jo e zakonshme.

Një vajzë e vogël italiane, Konçeta, në klasën e dytë të fillores, dëgjon për herë të parë për Nënë Terezën dhe magjepset pas saj. Më pas, mëson rastësisht se murgesha e famshme është shqiptare, por asaj aspak nuk mund t’i shkonte ndër mend se një shtysë e tërthortë, burri i saj i ardhshëm, të ishte një shqiptar dhe mund të ketë pasur lidhje me këtë kureshtje prej adoleshenteje. Aq më pak që njërës prej fëmijëve të saj do t’i vinte emrin e Anjes, për shkak të emrit të Nënë Terezës: Anjese Gonxhe Bojaxhiut.

Është pikërisht historia e lindjes problematike të Anjes që Konçeta Marota përshkruan në faqet e këtij libri. Kjo është një histori njerëzore e njëkohësisht italo-shqiptare, skenat e së cilës zhvillohen midis Italisë dhe Shqipërisë, më saktë, midis Trentos dhe Tiranës, ku është instaluar dhe jeton prej kohësh çifti Ҫobo.

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Anjes – 660 gram – yll e bukur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *