Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Albert Cohen – “E bukura e të zotit”

Author:

1,000L

Lloji: Roman

Përktheu:  Amantia Kapo

ISBN: 978-9928-4277-5-5

Formati: 15×23 cm

Faqe: 960

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

“E bukura e të zotit”, një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.  Gjatë leximit, secili prej nesh zbulon, me mënyrën e tij, kënaqësinë e të besuarit në atë çka lexon, përjetimin e pasionit të dashurisë të Solalit dhe Arianës. Dhe kjo kënaqësi kthehet në nevojë pothuajse organike, sepse tek “E bukura e të zotit” ndien frymën, dinamikën e shkrimit, forcën që shtyn personazhet në monologë të gjatë duke mos respektuar rregullat konvencionale të drejtshkrimit. Dhe në këtë pikë lexuesi përfshihet brenda një vorbulle idesh, ndjenjash, përshkrimesh, të cilën mund ta dominojë vetëm nëpërmjet frymëmarrjes së tij.   “E bukura e të zotit” e Albert Cohen-it, është një vepër që thyen krenaritë e rreme, por edhe mitin e pasionit për dashurinë, është një sulm plot ironi të pamëshirshme ndaj institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha një himn kushtuar letërsisë.

Të tjerëve u duhen javë dhe muaj që të bien në dashuri e të dashurojnë fare pak, të tjerët kanë nevojë për biseda dhe shije të përbashkëta, për konkretizime. Ndërsa mua më mjaftoi koha e një rrahjeje qepallash. Më quani të çmendur, por me besoni. Një rrahje qepallash, ajo më vështroi pa më parë, dhe për mua ajo ishte lavdia, pranvera, dielli dhe deti i ngrohtë, transparenca pranë bregut dhe rinia ime që rikthehej, bota që lindte, e kuptova se askush para saj, as Adriana as Od, apo Isolda, apo të tjerat e rinisë dhe bukurisë sime, të gjitha shërbëtore dhe paralajmërueset e saja. Po, asnjë para saj, e asnjë pas saj, unë betohem mbi ligjin e shenjtë që unë puth kur ajo kalon solemne para meje në sinagogë, me ar dhe kadife e praruar, urdhëresat e shenjta të Perëndisë në të cilën nuk besoj, por që i nderoj, krenar për Perëndinë time, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut, Perëndia e Jakobit, dhe unë dridhesha deri në kocka kur dëgjova emrin e Saj dhe fjalët e Saj.

Albert Cohen lindi në Korfuz të Greqisë më 1985 dhe u rrit në gjirin e komunitetit hebre të ishullit. Prindërit e tij emigruan në Marsejë ku ai kreu studimet e para. Në vitin 1914 u largua për në Gjenevë dhe filloi studimet për drejtësi ku dhe u diplomua më 1917, vit që mori edhe nacionalitetin zviceran. Më pas studioi dy vjet për letërsi. Pikërisht në këtë periudhë botoi edhe përmbledhjen e parë me poezi “Fjalë hebraike”. Fillimisht, Cohen-i drejtoi revistën “Revue juive” në Paris, dhe bashkëpunoi me Albert Einstein dhe Sigmund Freude. Nga viti 1926 deri më 1931 ai punoi si funksionar i lartë në Divizionin Diplomatik në Gjenevë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore aktiviteti i tij qe thjesht diplomatik.  Në vitin 1930 botoi romanin “Solali”, ku spikati talenti i tij i madh si shkrimtar dhe më 1938, një tjetër kryevepër, “Dhëmbëhekuri”. Pas kthimit të tij në Gjenevë, në vitin 1947, Cohen-i qe drejtor i një institucioni të OKB-së. Në vitin 1968 botoi romanin “E bukura e të zotit”, një roman-historik që u vlerësua me Grand Prix të Akademisë Franceze. Në periudhën 1969-1978 dolën në qarkullim një sërë veprash të tjera, si “Libri i mamasë sime”, dëshmi e fëmijërisë së tij dhe një nderim për figurën amësore, “Trimoshat”, “O ju, vëllezër njerëzorë” dhe “Kujtime”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Albert Cohen – “E bukura e të zotit””

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *