Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ajmone Suma Salihi – “Klithma e mbretëreshës Teutë”

1,400L

Lloji: Roman

ISBN: 978-9928-205-07-0

Formati: 13×20 cm

Faqe: 368

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Romani “Klithma e mbretëreshës Teutë” shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit. Në kapitujt e këtij romani mbizotëron pasqyrimi dhe interpretimi i figurës së mbretëreshës Teutë në relacione të reja rrëfimore, sidomos nga një këndvështrim që i ndërton imazhet e domethënies kuptimore përbrenda praktikës së vet krijuese. Kjo është veçantia e tekstit narrativ. Në fakt, duke e funksionalizuar kontekstin e ri të perceptimit dhe karakterizimit të personazheve në rrjedhat e ngjarjes dhe të rrëfimit, Ajmone Sumaj Salihu, ndër të tjera, ka arritur të ofrojë një pikëshikim tjetër të figurës së mbretëreshës Teutë, madje një shpalosje të botës ilire përmes gërshetimit të elementeve poetiko-filozofike, të cilat rezultojnë si prurje interesante të kësaj tematike të shtjelluar…

 

                                                                                                                                   Sali Bashot

… Një frymë e re po përqafonte shkrepat, lisat, barin, lulet dhe gjithçka çka ishte ilire. U kujtua se duhej të nisej. U shkëput nga lisi dhe vazhdoi këmbësores, tatëpjetë shkrepave. Iu bë se po zotëronte trishtimin e dhembshur. Rrobat e fshatares më kot mundoheshin t’i kundërviheshin bukurisë. Malli vetëm sa i kishte theksuar ngjyrën e syve të thellë oqean. Sa më e thepisur vinte rruga, aq më shumë ajo ndiente forcën e dëshirës për të arritur cakun. Një tufë bari e tharë, mbi të cilën shkeli, e bëri që t’i rrëshqiste këmba. Për një çast gati sa nuk e humbi drejtpeshimin. Por vazhdoi me këmbënguljen e një mbretëreshe..

Ajmone Sumaj Salihu lindi në Pejë, më 17 dhjetor 1970. Mbaroi studimet larta për regji filmi dhe televizioni. Ajo jeton në Prishtinë dhe është autore e disa romaneve dhe filmave me metrazhe të ndryshme.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Ajmone Suma Salihi – “Klithma e mbretëreshës Teutë””

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *