Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

100 vjet romanca shqiptare

Author:

1,000L

Faqe: 128
Formati: 21 x 29,7 cm
ISBN: 978-99943-1-930-5

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion kamertal, do të mbetet një gur i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar. Këtij botimi ia rrisin vlerat edhe mendimet kritike mbi interpretimin e këtyre romancave nga tenori i mirënjohur prof. as. Kastriot Tusha, të cilat janë shumë racionale, praktike dhe një ndihmesë e vyer për artistët e rinj.

Në përpjekje për të ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore të trevave të ndryshme të Shqipërisë, në aspektin e këngës, libri ka kësisoj 9 prej këtyre romancave, që kanë shënjuar muzikën e 100 viteve. “Trëndafili”, “ Eja vashë”, “Hëna”, “Djaloshare”, “Ankohem nga një plep”, “Të shoh në sy”, “Guri i besës”, “Kënga e Milit” dhe “Mijëra vjet” janë paralelet e muzikës sonë, të botuara në formën e partiturave në këtë përmbledhje.

“Tenori Tusha, me zërin e tij karakteristik ka interpretuar me shumë sukses në të gjitha gjinitë vokale, duke filluar nga opera deri te romanca e kënga. Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit ‘100 vjet romanca shqiptare’, ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”, thekson ndër të tjera prof. Isak Shehu, autori i parathënies së librit.

Rreth autorit:

Kastriot Tusha lindi në Elbasan, më 14 prill 1963. Shkollën e mesme artistike e kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1988 diplomohet në Akademinë e Arteve të Tiranës për kanto, me rezultate shumë të mira. Një vit më vonë, më 1989 fiton vendin e solistit në Teatrin e Operës dhe të Baletit (TOB). Gjatë periudhës 1999-2006 emërohet pedagog i jashtëm në katedrën e kantos të Akademisë së Arteve dhe që nga viti 2006 e në vazhdim është pedagog pranë Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve.

Përveç aktivitetit pedagogjik, ku i është dhënë titulli “Profesor i asociuar”, aktiviteti artistik i tij ka qenë shumë i ngjeshur dhe i larmishëm. Ai ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë në të gjitha skenat e vendit, duke përballuar me sukses një repertor të gjerë nga paraklasikët deri te bashkëkohorët. Disa prej roleve të realizuara me nivel të lartë artistik janë: Bepe te “Pagliaci”, Kola te “Paja”, Nadiri te “Peshkatarët e perlave”, Alfredo te “Traviata”, Doda te “Mrika”, Ruizi te “Trovatore”, Duka te “Rigoleto” etj.

Ka realizuar mbi 100 koncerte vokale-instrumentale, si dhe një numër të konsiderueshëm koncertesh recitale.

Është themelues i koncerteve të “Tre tenorëve” në Shqipëri dhe vazhdon t’i përballojë me sukses dhe përgjegjësi këto koncerte.

Është lëvrues i suksesshëm i gjinisë së romancës, ku ka dhënë një kontribut të vyer në interpretimin dhe realizimin me sukses të shumë këngëve popullore, të cilat janë formate të mrekullueshme dhe që ndiqen nga këngëtarët e rinj.

Kastrioti ka realizuar një numër të konsiderueshëm koncertesh brenda dhe jashtë vendit, si: në Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqi, Rumani, Francë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Në vitin 2010 u dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” nga ish-Presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi.

Akademia e Çmimeve “Kult”, në vitin 2013 e nderoi me çmimin “Këngëtari lirik i vitit” me “Romanca shqiptare”.

Kastriot Tusha është një nga zërat më të bukur, më të veçantë dhe të papërsëritshëm të muzikës shqiptare, duke gëzuar vlerësim dhe respekt maksimal nga publiku i gjerë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “100 vjet romanca shqiptare”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *